Woman behind desk with recording equipment opposite four men
A reporter from Informin.al speaking to community members ©

Informin.al

Çdo vit, më 5 nëntor, komuniteti rom feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome. Si pjesë e programit Media for All, po punojmë me disa pika të medieve që ofrojnë lajme për çështjet që lidhen me komunitetin rom dhe gjithashtu krijojnë përmbajtje në gjuhën rome. 

Mund të lexoni për pikat e medieve që kanë përdorur Instrumentin e raportimit të qytetarëve të angazhuar, platformë online që lidh pikat e medieve me audiencat e tyre, për të zhvilluar storie që janë me interes për komunitetin lokal:

Shqipëria

Informin.al është një portal uebi që është themeluar nga një grup i aktivistëve të rinj të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Elbasanit. Fokusi i tyre janë kryesisht të drejtat sociale dhe ekonomike të komunitetit.  

Ekipi publikoi njëzet artikuj dhe video duke përdorur instrumentin ECR. Ata arritën të mblidhnin përmbajtjet më diverse, të shfaqnin zëra të ndryshëm që flisnin për të njëjtën temë dhe të merrnin informacione më të detajuara për çështjet që lidhen me komunitetin rom- egjiptian. 

Për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, portali krijoi një video me profesorët e gjuhës rome në Universitetin e Elbasanit.

Një sukses domethënës ishte theksimi nga pika e medias se pjesëtarët me nevoja te veçanta të komunitetit rom dhe egjiptian të cilët nuk mund të lexojnë dhe të shkruajnë nuk mund të marrin patentë shoferin meqë testi i teorisë është në formë të shkruar. Pas publikimit të artikullit, pika e medias u takua me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe u dakordua se në të ardhmen testi do të ofrohet në audio e jo në formë të shkruar.  

Ekipi në Informin.al planifikon të vazhdojë përdorimin e instrumentit ECR në të ardhmen sepse u ka ndihmuar të zhvillojnë storie dhe të mbledhin informacione nga burime dhe persona të ndryshëm. Ata punojnë me mentorë nga Thomson Foundation dhe BIRN për të krijuar një seri podkastesh që informojnë dhe inkurajojnë popullsinë rome në vend për t’u regjistruar gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në 2022. 

Bosnje dhe Hercegovinë

Mbi 70 për qind e përmbajtjes së portalit Udar në gjuhën rome i dedikohet minoriteteve, kryesisht komunitetit rom. Duke përdorur Instrumentin e raportimit të qytetarëve të angazhuar (ECR), portali lidhet me komunitetin rom duke punuar me korrespondentë dhe aktivistë që raportojnë për problemet me të cilat përballen ata. Portali tani po ashtu krijon podkaste që fokusohen në çështje që lidhen me minoritetin dhe të drejtat e njeriut.  

Portali ka përgatitur mbi tridhjetë artikuj, më të spikaturat janë dy audio dhe dy video podkaste me tri gra rome të shquara dhe një gazetar televiziv që redaktojnë një program për minoritetet. Ata kanë krijuar po ashtu storien e parë në një seri të storieve multimediale për hapjen e Qendrës Evropiane të Artit dhe Kulturës Rome dhe Fondin për Arsimin e Romëve në Beograd. 

Përmes përdorimit të mjetit ECR, Portali Udar ka zhvilluar lidhje më të ngushta me komunitetin rom dhe rregullisht shfaq storie dhe tema të sugjeruara nga ta.  

 

Kosovë

Romtegra përdori shfaqjen e saj ‘React’ për të avokuar për zgjidhje që ndihmojnë për adresimin e problemeve me të cilat përballen komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Shfaqja ka format debati.

Duke përdorur Instrumentin e raportimit të qytetarëve të angazhuar (ECR), ekipi arriti të përdorte informacionet nga pyetësorët e plotësuar nga qytetarët për të pyetur të ftuarit në studio. Ata gjithashtu realizuan intervista me qytetarë, përfaqësues politikë dhe persona nga organizatat e shoqërisë civile që përfaqësojnë tri komunitetet. 

Fillimisht Romtegra transmetonte shfaqjet e saj në sajtin e uebit të pikës së saj partnere të medias, Radio Romano Avazo, meqë ata nuk kishin një sajt të tyre të uebit. Si pjesë e programit Media for All ata tani kanë një sajt të tyre të uebit (www.romtegra.com) por vazhdojnë të ndajnë përmbajtje me www.radioromanoavazo.com

 

Për të festuar gjuhën rome, Romtegra organizoi një javë të programeve që përfshinin personalitete të njohura rome, kërcime, këngë dhe poezi në gjuhën rome dhe eksploroi historinë, përdorimin dhe vlerat e gjuhës rome. 

Mal i Zi

Duke përdorur instrumentin e Raportimit të qytetarëve të angazhuar, agjencia MINA News, me bazë në Podgoricë, ka përmirësuar konsiderueshëm lidhjen e saj me komunitetin rom në Malin e Zi. 

Si një agjenci e lajmeve, storiet e prodhuara nga MINA merren nga pikat e tjera të medieve. Duke prodhuar përmbajtje për komunitetin rom, më shumë përmbajtje u shfaqen në mediat tradicionale. 

Agjencia ka punuar me organizatat joqeveritare dhe aktivistët për të identifikuar problemet dhe temat kyçe për trajtim. Ata kanë publikuar artikuj dhe video për qasjen në arsim, kujdesin shëndetësor dhe punësimin.  

Kjo ishte me përfitim si për agjencinë e lajmeve ashtu edhe për portalin Roma.net sepse ata i krijuan në bashkëpunim pjesën më të madhe të videove. Kjo nënkuptonte se përmbajtja ishte vlerësuar në komunitetin rom në Malin e Zi. Ekipi në MINA News po ashtu patën mundësi të ndanin njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale për teknikat e prodhimit me kolegët e tyre më të rinj në portal.