Video call showing four people either side of a long table looking at the tv screen at the end

Inkubatori i medias është emërtimi për gamën e aktiviteteve dhe shërbimeve që programi Media for All ofron për gazetarët dhe pikat e mediave në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë këshillimin, mbështetjen dhe trajnimin.

Këtu përfshihen punëtoritë për ndërtimin e kapaciteteve për temat që përfshijnë menaxhimin e ciklit të projektit, mbledhjen e fondeve, zhvillimin e procedurave të brendshme dhe të dokumenteve, tregimtarinë dhe poskastet. 

Për gazetarët, mbështetja përfshin kontrollimin e fakteve dhe aspektin ligjor, ndihmën për identifikimin e burimeve dhe të kontakteve dhe prezantimin e formateve të reja. Inkubatori i medias është i dizajnuar të jetë fleksibil dhe t’i përshtatet nevojave të gazetarëve dhe pikave të mediave në rajon. 

Debatet publike dhe këmbimi i njohurive 

Partneri ynë BIRN organizon një seri eventesh duke përfshirë debate, takime dhe konsultime, për të bërë bashkë komunitetin e gjerë, jo vetëm gazetarët dhe redaktorët, por edhe palët e tjera në këtë industri, duke përfshirë përfaqësuesit qeveritarë, pronarët dhe palët e tjera të interesuara, për të diskutuar prioritetet e sektorit të medias. 

Shikojeni seksionin tonë të Lajmeve për hollësi për eventet e ardhshme.