Smiling man and woman looking at computer tablet

Partneri në programin Media for All, Thomson Foundation, po punon me 55 pika të medieve në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar idetë e tyre biznesore në plane të biznesit përmes mentorimit intensiv, mjeteve online dhe mbështetjes së tyre. 

Gjatë gjashtë muajve të kaluar, pikat e medieve kanë punuar në mënyrë intensive me mentorët e tyre, kanë kryer kurse e-mësimi, kanë zhvilluar produkte të reja duke përfshirë podkaste, reklama, dokumentarë televizivë, dhe kanë përditësuan sajtet e tyre të uebit. 

Një nga fushat e fokusit për disa prej pikave të medieve ka qenë krijimi i përmbajtjes që lidhet me qytetarët e tyre si në vend ashtu edhe jashtë vendit:

  • Përmbajtja ofrohet në gjuhë të ndryshme nga disa pika të medieve për t’u lidhur me komunitetet minoritare.
  • Kërkimi që është komisionuar nga Thomson Foundation lidhur me diasporën shqiptare do të ndihmojë pikat e medieve në programin Media for All për të zhvilluar përmbajtje që do të jenë me interes për audiencat e tyre që jetojnë nëpër botë por që janë të interesuar për lajme nga vendi i tyre. 
  • Krijimi i përmbajtjes multimediale dhe vënia në dispozicion e saj përmes abonimit për të mbuluar një audiencë më të gjerë.
  • Lidhja me komunitetet lokale për të kuptuar interesat dhe nevojat e tyre dhe për të zhvilluar formate të ndryshme, duke përfshirë podkaste dhe video, për të përfituar audienca të reja. 

British Council punon në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ  (BIRN), Thomson Foundation dhe INTRAC (Qendra Ndërkombëtare për Trajnime dhe Kërkime) në programin Media for All të financuar nga Qeveria e MB-së.

Më poshtë mund të mësoni më shumë për aktivitetet e përfituesve të grantit në kuadër të Media for All ose mund të vizitoni sajtin e uebit Journalift për të mësuar më shumë për punën tonë në rajon. 

Shqipëria

Sipas studimit kërkimor, diaspora shqiptare ka vullnet për të mbështetur mediat shqiptare.

Përmes programit Media for All, Thomson Foundation ka kryer një studim për mënyrën se si diaspora shqiptare qëndron e lidhur me vendin e vet përmes medias. Këto të dhëna do të ndihmojnë pikat e medieve për të planifikuar aktivitetet dhe për t’u lidhur me diasporën. 

Kërkimi, i kryer nga Science and Innovation for Development Center (SCiDEV) nga Tirana, përfshinte intervista me përfaqësuesit e organizatave, shoqatave dhe medieve me anë të një anketë të zhvilluar online me 500 përfaqësues nga shtatë vende - Australia, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Italia, Gjermania, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjetjet tregojnë se më shumë se gjysma e të anketuarve kanë vullnet për të ofruar mbështetje për mediet e pavarura lokale në Shqipëri. Shumë prej tyre kanë vullnet për të ofruar asistencë jofinanciare përmes ndarjes së njohurive, rrjetëzimit dhe krijimit të përmbajtjes. Anëtarësia dhe abonimet në lajme janë opsione të mundshme për t’u zhvilluar me disa të anketuar që kanë vullnet për të mbështetur crowd-funding (financimin e turmës) ose për të ofruar donacione të njëhershme. 

Bosnje dhe Hercegovinë

Diskriminacija.ba: Prezantimi i formateve të reja dhe mbulimi i një audience më të gjerë

Diskriminacija.ba, me bazë në Sarajevë, është një platformë online që raporton për çështje të ndryshme që lidhen me të drejtat e njeriut dhe barazinë. Kjo pikë e medias ka pranuar grante për zhvillimin e biznesit dhe Instrumentin e raportimit të qytetarëve të angazhuar. Duke kombinuar trajnimin dhe mësimin ajo ka përfituar nga të dyja, ka krijuar një seri të storieve të detajuara të bazuara në kërkime që janë pranuar shumë mirë nga audienca e tyre. 

Si pjesë e zhvillimit të tyre të biznesit, ata kanë krijuar një ekip të bashkëpunëtorëve të jashtëm që kanë ekspertizë në dizajnin grafik, video dhe editim që të mund të krijojnë artikuj multimedialë. Tani kanë një buletin të integruar në portal që publikohet çdo muaj.  

Qëllimi i tyre kryesor është transformimi i platformës në një agjenci të lajmeve për shoqërinë civile në Bosnje dhe Hercegovinë, duke ofruar përmbajtje multimediale për aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile që mund të përdoren nga pikat tradicionale të medieve.  

Kosovë

Media RTV Besa, me bazë në Prizren, lidhet me dy nga komunitetet minoritare në qytet duke realizuar shfaqje televizive në gjuhën boshnjake dhe turke. Gjithashtu synohet që sesionet komunale për këto dy komunitete të përkthehen në gjuhën e tyre amtare.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, RTV Besa ka krijuar 36 shfaqje në gjuhën boshnjake dhe 38 në gjuhën turke. Ata kanë organizuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shquar të komunitetit turk dhe boshnjak dhe kanë mbuluar tema për politikën, kulturën, artet, sportet, shoqërinë civile dhe biznesin. Për më shumë, RTV Besa ka hapur faqe të Facebook në të dy gjuhët, gjuhën boshnjake dhe turke, që përditësohen çdo ditë. 

Përveç mbulimit të audiencave të reja, RTV Besa ka arritur të rrit të hyrat nga reklamimi sepse disa biznese tani reklamojnë produktet dhe shërbimet përmes kësaj pike të medias. 

Mal i Zi

TV Teuta rrit dukshëm audiencat e saj përmes platformave digjitale  

Pika e medieve në gjuhën shqipe, RTV Teuta nga Ulqini, po lidhet me më shumë persona se asnjëherë me parë si rrjedhim i zhvillimit të sajtit të ri të uebit dhe aplikacionit të tyre me mbështetje nga programi Media for All. 

Të dhënat nga gjashtë muajt e fundit, që nga fillimi i projektit, tregojnë se kanë rritur abonuesit në kanalin e tyre YouTube, duke përfituar të hyra nga videot, dhe kanë rritur ndjekësit e tyre në Facebook me 50%. Mbulimi i faqes TV Teuta në Instagram pati një rritje të pabesueshme prej 418%.   

Duke punuar ngushtë me mentorët e tyre të programit Media for All, TV Teuta tani fokusohet në transmetimin drejtpërdrejt dhe krijimin e përmbajtjes për sajtin e uebit dhe kanalet e medieve sociale. Ata krijojnë edhe dokumentarë për diasporën. Qëllimi i tyre është krijimi i një portali uebi modern, dygjuhësor, që personat nga Mali i Zi, qoftë ata në vend ose diku tjetër në botë, të mund të informohen për lajmet dhe pamjet lokale. 

Maqedonia e Veriut

TV Kiss i Menada: Synimi i diasporës me shfaqje me kërkesë

Pika rajonale e medias TV Kiss i Menada, me bazë në Tetovë, planifikon të regjistrojë 24 shfaqje në total, gjysma të regjistruara në gjuhën maqedonase dhe gjysma në gjuhën shqipe dhe t’i vë në dispozicion për blerje me kërkesë. Pika e medias bashkë me të tjerat në Maqedoninë e Veriut po punon me Thomson Foundation përmes projektit Media for All për të krijuar një sistem e-pagese që i lejon të faturojnë për përmbajtjen. 

Si pjesë e planit të biznesit, për të zhvilluar shfaqjet, TV Kiss I Menada kanë punësuar një gazetar që ka gjuhë amtare gjuhën shqipe dhe një redaktor të angazhuar që punon me komunitetin shqiptar që ata të përfshihen në përmbajtjen e shfaqjeve si dhe këshillimin për fushat me interes për këtë grup. 

TV Globi: Seritë e dokumentarëve fokusohen në diasporën e Maqedonisë së Veriut

Media televizive rajonale Globi nga Gostivari krijon një seri të shfaqjeve dokumentare të quajtura ‘DiaSpora’ që paraqesin qytetarë të ndryshëm që kanë emigruar jashtë vendit, sfidat me të cilat përballen atje dhe lidhjet që kanë me qytetin e tyre të lindjes. 

Do të jenë gjithsej dhjetë episode dhe TV Globi ka marrë vlerësime të larta dhe komente pozitive nga audienca e tyre për episodin e parë që kishte në fokus emigrantët në Zvicër. 

Përveç lidhjes me diasporën e gjerë, pika e medieve planifikon të gjenerojë të ardhura nga krijimi i dokumentarëve në dispozicion përmes një shërbimi transmetues të medies. Ata do të marrin një përqindje të tarifës së abonimit. Pika e medies ka vërejtur se nga puna me mentorin e tyre për zhvillimin e ideve të biznesit, jo vetëm që kanë rritur audiencën e tyre por edhe kanë siguruar më shumë reklamime dhe partneritete afatgjate. 

Serbi

Portal Magločistač rrit audiencën me mbi 50% me mbështetjen e Media for All

Portal Magločistač, me bazë në qytetin verior serb të Suboticës, ka vetëm tre muaj që ka filluar të punojë me ekipin e Media for All. Me më shumë personel dhe formate të reja, përfshirë storiet në Instagram, podkastet dhe përmbajtjet me video, portali ka arritur rezultate mbresëlënëse.

Në këtë periudhë të shkurtër kohore, duke krijuar më shumë përmbajtje lokale dhe duke e promovuar atë përmes rrjeteve sociale, pika e medias tashmë ka parë një rritje masive të vizitorëve prej 55%. Më shumë se gjysma e përmbajtjes krijohet nga ata vetë.

“Kur vjen te krijimi i lajmeve lokale, të gjitha storiet janë autentike dhe krijohen nga ne. Nuk përfshijmë deklarata shtypi që shpërndahen rregullisht nga qeveria lokale ose përmbajtje promovuese për ngjarje të ndryshme lokale. Gjithnjë e më shumë, komuniteti ynë sugjeron tema që ata i konsiderojnë me interes publik dhe ne i ndjekim ato”, theksoi Mirana Dmitrović, redaktore përgjegjëse e Magločistač. 

 Duke zhvilluar partneritete me organizatat lokale të shoqërisë civile, portali Magločistač ka fituar 70% të fondeve të saj vjetore. Ekipi do të vazhdojë të fokusohet në sigurimin e donacioneve nga lexuesit me një fushatë të mbledhjes së fondeve në 2022, mjete të cilat do të shërbejnë për pajisje me qëllim krijimin e podkasteve dhe përmbajtjeve të gazetarisë përmes celularit.