Si pjesë e programit tonë “Shkollat e Shekullit 21”, British Council ka organizuar një seri dialogësh edukimi (webinar-ë), të cilët synojnë të ndihmojnë mësuesit dhe prindërit të lidhen me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe të ndajnë përvojën e tyre.
Më 19 qershor 2020, British Council ka mbajtur seancën e parë live (drejtpërdrejt) me temën: "Mësimdhënia e të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në klasë".
Si edukatorë, shpesh dëgjojmë për rëndësinë e mësimit të aftësive të të menduarit kritik për studentët tanë. Sidoqoftë, ato që dëgjojmë më pak, janë teknikat më efikase për mësimin e këtyre aftësive dhe si mësuesit mund t'i zbatojnë ato në klasë - veçanërisht tani që shkollat detyrohen të japin udhëzime virtuale gjatë pandemisë COVID-19.
- Çka është mendimi kritik dhe pse është i rëndësishëm në klasë?
- Cilat janë disa nga instrumentet që mund të përdorim për të përmirësuar të menduarit kritik në klasë?
- Cilat janë disa nga platformat në internet që mund të përdorim?
- Si mund të na ndihmojnë këto platforma si mësues për të përmirësuar mendimin kritik të studentëve tanë?
Në seancën e datës 19 qershor, panelistet tona i janë përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera të drejtuara nga pjesëmarrësit.
Bashkohuni me ne në seancat e rradhës.