Family Coding webinar

Si pjesë e programit tonë “Shkollat e Shekullit 21”, British Council ka organizuar një seri dialogësh edukimi (webinar-ë), të cilët synojnë të ndihmojnë mësuesit dhe prindërit të lidhen me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe të ndajnë përvojën e tyre. 

Më 22 qershor 2020, British Council ka mbajtur seancën e dytë live (drejtpërdrejt) me temën: "Kodimi në familje".

Si edukatorë, shpesh dëgjojmë për rëndësinë e kodimit si proces i përdorshëm dhe i qasshëm, përmes programeve të kodimit për nxënësit tanë. Sidoqoftë, ato që dëgjojmë më pak, janë teknikat për procesin e kodimit për mësimin e këtyre aftësive, ku nxënësit mund t'i zbatojnë ato jo vetëm në klasë por edhe në shtëpi - veçanërisht tani që shkollat ​​detyrohen të japin udhëzime virtuale gjatë pandemisë COVID-19.  

  1. Cilat janë përfitimet e nxënësve apo fëmijeve tanë gjatë përdormit të Family Coding (Kodimit në familje)?
  2. Në çfarë kushtesh mund të përfshihen prindërit e nxënësve tanë në procesin e kodimit?
  3. A kanë mjete këta prindër për të mbështetur fëmijët e tyre në kushte shtëpie?

Në seancën e datës 22 qershor, panelistet tona i janë përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera të drejtuara nga pjesëmarrësit.

Bashkohuni me ne në seancat e rradhës.

SHIHNI MË POSHTË WEBINARIN E REGJISTRUAR, MËSONI MË SHUMË RRETH FOLËSEVE DHE SHIHNI MATERIALET SHTESË

Moderatorja Majlinda Mazelliu

Moderatorja Majlinda Mazelliu - Koordinatore Kombëtare për Kosovën për Projektin 'Shkollat e Shekullit 21', British Council Kosovë. Majlinda është përgjegjëse për menaxhimin e të gjitha hapave të zbatimit të Projektit 'Shkollat ​​e Shekullit 21' në Kosovë.

Msc. Aida Lumshi

Msc. Aida Lumshi - është një nga trajneret e para të validuara e British Council në 2017 , Drejtore pranë shkollës  9-vjeçare " Jeronim De Rada " Elbasan, një nga Ambasadoret e platformës Digjitale eTwinning në Shqipëri. Ajo ka dy diploma Master në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Fushën e Biologjisë, dhe fushën e Drejtimit dhe Menaxhimit të shkollës, trajnere në disa ajenci kombëtare dhe ndërkombëtare.

Msc Vjollca Vladi Musha

Msc Vjollca Vladi Musha - është një nga trajneret e para të validuara të British Council në 2018, ish Drejtuese e Institucioneve pranë shkollave të Tiranës. Ajo ka përfunduar Excellent Master në Fakultetin e Shkencave Sociale, trajnere e licensuar nga ASCAP dhe MASR në bashkëpunim me shumë eksperiencë.

MATERIALE SHTESË NGA WEBINARI

Këtu mund të gjeni prezantimin nga folëset tona Msc. Aida Lumshi dhe Msc Vjollca Vladi Mushi.