Bazuar në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror për punët e së ardhmes janë arritur disa përfundime konkrete të dobishme për të ardhmen dhe punët në të ardhmen.
Vendet e reja të punës do të ndikojnë pozitivisht në çështjen e punësimit. Besohet se deri në 75 milionë punë aktuale do të ndryshohen në mënyrë që detyrat e punës të ndahen mes njerëzve, makinerive dhe algoritmeve, ndërsa njëkohësisht do të shfaqen 133 milionë vende të reja pune. Profesionet të cilat janë dukë kërkuar më shumë përfshijnë rolet siç janë analistët e të dhënave, programuesit e softuerëve dhe aplikacioneve dhe ekspertët për tregtinë elektronike dhe rrjetet sociale – punët që në mënyrë të konsiderueshme bazohen dhe përmirësohen duke përdorur teknologjitë.
Përveç kësaj, pritet të rriten vendet e punës që lidhen me punët të cilat kërkojnë inteligjencën shoqërore ose aftësitë ndërpersonale, siç janë punëtorët e shërbimit ndaj klientit, profesionistët e shitjes dhe marketingut, pozicionet lidhur me trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve, ekspertet të kulturës dhe të zhvillimit organizativ si dhe menaxheret për risitë.