Udhëzuesi për Praktikat më të Mira u zhvillua si pjesë e programit “Shkollat e Shekullit 21” të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga Këshilli Britanik. Ai përbëhet nga shembujt më të mirë të mësimdhënies, të përgatitur nga mësuesit e trajnuar nga programi 'Shkollat e Shekullit 21'.

Udhëzuesi do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme e do të rrisë kapacitetin e mësuesve për të zhvilluar mësimdhënien në klasë duke përfshirë në praktikë elementë të të menduarit kritik, aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe kodimit. Programi “Shkollat e Shekullit 21” në Ballkanin Perëndimor është një program tre-vjeçar që mbështet deri në 1 milion fëmijë të moshës 10-15 vjecare në rreth 4000 shkolla fillore të Ballkanit Perëndimor për të ndërtuar kapacitetet e tyre në kodim, mendim kritik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.

Ky udhëzues është bërë me kërkesë të mësuesve të cilët tashmë kanë ndjekur trajnimin dhe konfirmuan se ata kanë nevojë për qasje të zhvilluara, aktivitete dhe shembuj të lëndëve që japin mësim. Libri përmban shembuj për realizimin e kurrikulës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën për lëndët vijuese: biologji, kimi, aftësim teknologjik, fizikë, matematikë, histori, gjeografi, teknologji informacioni dhe komunikimi, gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.
 

Shpresojmë që ky udhëzues të jetë i dobishëm dhe i zbatueshëm për mësuesit dhe t'u mundësojë atyre që të zhvillojnë ide të reja në përgatitjen e mësimeve.

Shkarkoni materialin më poshtë!

Udhëzuesi për Praktikat më të Mira të Mësimdhënies

Shkarkoni materjalin këtu.