Story 1

Pavarësisht mungesës së internetit, kompjuterave funksionalë dhe infrastrukturës teknologjike, kjo shkollë ka krijuar me sukses klubin e kodimit dhe ka zbatuar metodat e Mendimit Kritik dhe Zgjidhjes së Problemeve gjatë aktiviteteve në klasë. Në këtë mënyrë është rritur dhe përforcuar bashkëpunimi mes mësuesve dhe studentëve dhe është realizur një shpjegim dhe kuptim më i mirë i lëndëve.

Ky klub ka prodhuar shumë projekte të suksesshme dhe inovative. Një projekt i veçantë që vlen të përmendet fokusohet në 'Ndotjen e Mjedisit' dhe ka inkurajuar studentët që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të Mendimit Kritik dhe Zgjidhjes së Problemeve përmes lidhjes së projektit me problemet reale të jetës brenda komunitetit të tyre. Arritjet kryesore të këtij projekti përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe komunitetit për të mbajtur një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. 

Ky projekt pati një ndikim mjaft pozitiv brenda qytetit pasi i bëri njerëzit më të vetëdijshëm dhe inkurajoi komunitetin që të përfshihet aktivisht në iniciativën e shkollës duke vendosur më shumë kosha dhe duke ofruar metoda të përshtatshme për hedhjen e mbeturinave. Për më tepër, përdorimi i mikrobiteve në projekt për të koduar aktivitetet dhe për të krijuar mesazhe ndërgjegjësuese, rriti ndikimin e projektit dhe pati një impakt të rëndësishëm në  komunitet.