Kontributi në komunitetin tuaj lokal mund të sjellë shumë përfitime për ju dhe njerëzit përreth jush. Problemet siç janë shpyllëzimi, përmbytjet, humbja e ekosistemit, ndryshimet klimatike e kështu me radhë, kur përfshihen në projektet e komunitetit janë gjithmonë një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë një ndryshim sado të vogël në zonën lokale, veçanërisht kur këto ide vijnë nga fëmijët e shkollave. Këta fëmijë jo vetëm që ishin në gjendje të identifikonin probleme të tilla por edhe t'i zgjidhnin ato me ndihmën e pajisjeve të madhësisë së xhepit të quajtura mikrobit.

Në fillim, mikrobitët u prezantuan në shkollën ‘Ded Gjo Luli' Hot i Ri, në Shkodër gjatë procesit mësimor, por nxënësit filluan të shfaqnin një interes të madh për këto pajisje duke menduar për mënyra të pafundme se ku dhe si t'i përdorin ato. Me ndihmën e mësueses së tyre Jasmina Bajraktari, të dy nxënësit Marin Dedvukaj dhe Antonio Malshyti filluan të mendojnë për çështjet e përditshme lokale derisa ata krijuan këtë ide brilante për të përfshirë të gjitha problemet në projektin e tyre të quajtur 'Komuniteti im'.

Marin dhe Marije, një tjetër anëtare e këtij ekipi garuan në Sfidën e 3-të të Kodimit më 24 Mars 2021 dhe u shpallën fitues të vendit të parë mes nëntë shkollave të tjera që morën pjesë në këtë konkurs kombëtar. Në këtë video, ju do të keni mundësinë të dëgjoni më shumë për eksperiencën e tyre e cila i çoi ata në një histori suksesi.