Projekti Shkollat e Shekullit 21 ka rezultuar një projekt mjaft frytëdhënës në bashkëpunim me shkollën 9 vjeçare 'Qamil Guranjaku'.

Nxënësit kanë mësuar aftësinë e kodimit në lëndë të ndryshme si biologji, edukim fizik, kimi muzikë etj gjë e cila e ka lehtësuar tepër procesin mësimor për mësuesit por dhe i ka bërë më tërheqëse lëndët mësimore për nxënësit.

Disa nga projektet më të spikatura të kësaj shkolle janë ato për matjen e rrahjeve të zemrës, kursimi i energjisë elektrike si edhe projekti që lidhet me situatën aktuale të pandemisë, qëllimi i të cilit është nxitja për ruajtjen e distancës sociale. Të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë projekt treguan interes të veçantë ku nuk mungoi fryma e bashkëpunimit dhe kreativiteti.

Ne jemi krenarë për rezultatet e mësuesve dhe nxënësve të shkollës 'Qamil Guranjaku' dhe shpresojmë që këtë shembull ta ndjekin edhe shkollat e tjera pjesëmarrëse në programin tonë Shkollat e Shekullit 21.