21st CS, training

Këshilli Britanik në Shqipëri sapo filloi me ciklin 5 të trajnimeve për Drejtuesit e Shkollave dhe Mësuesit në aftësitë e mendimit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin. Trajnimet e drejtuesve të shkollave zgjasin dy ditë, dhe trajnimi i mësuesve tre ditë, këto janë aktivitetet thelbësore të programit Shkollat e Shekullit 21 të cilat janë kryesore për integrimin më të mirë të metodave të mendimit kritik dhe zgjidhjen e problemeve si dhe kodimin në programin e rregullt mësimor dhe praktikat e mësimdhënies. Trajnimet ndiqen me një periudhë implementimi 12-javore kur mësuesve u sigurohet mbështetja e mentorimit.

118 drejtues shkollash dhe 802 mësues nga 118 shkolla në rajonet Mat, Elbasan, Librazhd, Korçë, Shkodër, Tiranë, Krujë dhe Vlorë do ta ndjekin këtë trajnim.