HMA visits elementary school Hillary Clinton

Ambasadori Britanik Duncan Norman vizitoi sot shkollën “Hillary Clinton” në Kamëz, së bashku me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë Besa Shahini dhe drejtorin e Këshillit Britanik, Angus Bjarnason. Ata u takuan me arsimtarët dhe nxënësit për të diskutuar programin Shkollat e Shekullit 21, në kuadër të së cilit janë ofruar trajnime për 10 mësues vetëm në këtë shkollë fillore, derisa janë siguruar edhe 60 mikrobitë. Kompjuteri me mundësi kodimin me përmassat e xhepit i quajtur Mikrobit, është pjesë e rëndësishme e programit. Ai është krijuar në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar fëmijët e shkollave fillore që ta mësojnë kodimin, të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve.

 Ambasadori Norman theksoi rëndësinë që e ka programi për t’i pajisur më mirë të rinjtë me aftësi kodimi dhe të të menduarit kritik, gjë që do të ndihmojë në krijimin e më shumë mundësive për brezin e ri. 

HMA visits elementary school Hillary Clinton 2

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, tha: "Arsimimi i sotshëm është bërë shumë ambicioz dhe me aftësitë dixhitale të Programit “Shkollat e Shekullit 21”, mësuesit mund t’i implementojnë lëndët kryesore ndër-kurrikulare dhe të bashkëveprojnë me nxënësit në mënyrë më të lehtë dhe më efikase"

Drejtori i Këshillit Britanik, Angus Bjarnason, theksoi: ‘’Vizita na dha mundësi për të treguar se si Këshilli Britanik po punon me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri për të rritur nxënien e aftësive themelore në çdo shkollë fillore të vendit."

Shkolla fillore 'Hillary Clinton' ka qenë pjesë e ciklit të parë të trajnimit për programin. Trajnimet janë zhvilluar për mësuesit në mënyrë që të mësojnë se si të përmirësojnë të menduarit e vetë-drejtuar nga nxënësit që prodhon ide të reja dhe inovative. 

Gjatë kësaj vizite studentët nga Shkolla fillore ‘’Hilary Clinton’’ prezantuan dy projekte për vizitorë të veçuar. 

Mësuesi theksoi: "Projekti është shumë i rëndësishëm për punën tonë të përditshme, meqë u mundëson nxënësve që të jenë më të pavarur dhe mësuesve të jenë thjeshtë lehtësues në klasë, duke e vënë theksin tek nxënësit e jo mësuesit".